E ftuar në emisioni ‘Boom’ ka qenë aktorja e humorit Rita Lati për të folur mbi temën e ngacmimeve seksuale.

Si një nga emrat e artit, që gjithmonë është treguar e pa kompleksuar të tregojë detaje nga jeta e saj, Rita ka zbuluar një të pathënë të vajzës së saj.

Moderatorja e njohur Roza Lati është rikthyer në televizion me një emision të ri dhe për këtë i është dashur të gjejë sponsor.

E ëma ka zbuluar se si ‘sponsori’, një burrë mbi të 60-at, me bark të madh, i ka kërkuar seks në këmbim të asaj, që kërkonte Roza.

‘Roza erdhi e traumatiziar, u habit më tepër për faktin, se si ai ia kishte kërkuar direkt. Më pëlqen për seks’, tha aktorja.

Kjo ishte një ngjarje e vërtetë, që e kishte tronditur Rozën.

Nuk dihet se sa i ka pëlqyer kjo, që ka thënë e ëma në ekran, por tashmë të gjithë e dinë që Rita flet troç.

Image