Një sasi prej rreth 60 mijë paund është sekuestruar në portin e Barit në Itali, raportojnë sot mediat lokale, pasi poseduesit e tyre nuk i kishin deklaruar në doganë.

Dy shqiptarët vinin nga Britani e Madhe dhe kishin si destinacion Shqipërinë me plotë 60.518 paund me vete.

Ata që zbuluan paratë e padeklaruara ishin zyrtarët e doganës së Barit në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n. Sipas legjislacionit italian, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë pranuar të paguajnë një gjobë prej 6 mijë eurosh dhe kanë vijuar intenerarin.