Ka përfunduar në barazim pa gola ‘Derby d’italia’ mes Juventusit dhe Interit të vlefshme për javën e 16-të në Serie A.
Të dy skuadrat kanë pasur raste të shumta për shënim por nuk portierët janë treguar të saktë duke bërë pritje spektakolare.
Juventusi dominoi ndeshjen duke goditur 8 herë portën por Samir Handanovic ishte në një formë të jashtëzakonshme.
Vlen të theksojmë që Interit iu mohua një penallti pasi topi i goditur nga Icardi u prek me dorë brenda zonës nga Benatia.
Inter mbetet i para në tabelë me 40 pikë të grumbulluara, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se Napoli që është i dyti me 38 pikë.
Ndërkohë, Juventusi qëndron në vendin e tretë.