Kryeministri Zoran Zaev mbajti mbledhje koordinative me ambasadorin Vasko Naumovski para fillimit të ciklit të ri të takimeve me ndërmjetësin Matthew Nimetz.

Siç informojnë nga shërbimi pë shtyp i Qeverisë, në takimin e konsultimit dhe koordinimit për aktivitetet vijuese si pjesë e ciklit të ri të bisedimeve në lidhje me kontestin e emrit me Republikën e Greqisë me ndërmjetësin special të Kombeve të bashkuara, kanë marrë pjesë edhe zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Në këtë takim është konstatuar se për takimet e ndëmjetësit Nimetz me ambasadorët Naumovski dhe Vasilakis, që janë caktuar të fillojnë më 11 dhjetor, është arritur klimë pozitive edhe në Republikën e Maqedonisë edhe në Republikën e Greqisë”, kumtoi Qeveria e Maqedonisë.