Të paktën 3,2 milionë persona kanë aplikuar që prej bashkimit të Gjermanisë, gati tre dekada më parë, për të marrë dosjet e tyre personale të ruajtura nga ish-policia sekrete komuniste në ish-Gjermaninë Lindore.

“Ndërkohë që, numri i aplikimeve për kopjet e dosjeve të Sigurimit të Shtetit të RDGJ-së ka gjasa të ulet për një kohë të gjatë , interesi ka qenë më i lartë nga sa pritej fillimisht”, deklaroi Roland Jahn, kreu i zyrës së regjistrimeve.

”Rreth 46 300 persona kanë aplikuar për të marrë dosjet e tyre këtë vit që prej muajit nëntor”, tha Jahn, agjencia e të cilit u krijua pas bashkimit të Gjermanisë në tetor 1990, pas shëmbjes së Murit të Berlinit në nëntor 1989, përcjell Atsh.

”Gjatë vitit 2016, gjithsej kanë qënë 48 600 aplikues për dosjet e tyre”, shtoi Jahn.

“Dosjet ndihmojnë për të shpjeguar fatet e personave dhe për të dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe shërbejnë për procesin e përpunimit të ngjarjeve nga e kaluara”, shtoi Jahn.