Nga Qenan Aliu

Miq të dashur,

Qeveria ka të drejtën që me Ligjin për qeverinë të përcaktoj organizimin për punën e saj,por gjithmon në kuadër të Kushetutës . Në ligjin në fjalë mbi një decenie është inkorporuar funksioni INEGZISTENT me kushtetutë e ai është Zv/kryetari i qeverisë apo Vice/premieri siç po përmendet në të shumtën e rasteve (madje dy apo tre ).

Me këtë nocion inegzistent në vazhdimësi po bien në LAJTHITJE politike dhe juridike partitë politike shqiptare pjesmarëse në qeveri. Me këtë nocion pompohet ofrimi i kulaçit qeveritarë nga Mandatari se gjoja partisë shqiptare i ofrohet diçka e madhe -zv/kryeministër dhe me këtë shtrëngohet hapësira e tepsisë së pushtetit në digasteret tjera.

Mbi të gjitha ai që përcaktohet SI zv.kryeministër në fakt është vetëm ministër i barabart midis të barabartëve, vetëm se zbaton dhe menaxhon projekte dhe detyra që ia përcakton vet Kryeministri, apo ndonjë dallim minimal tek paga mujore dhe ndonjë benefit tjetër për angazhimin që bënë.

Neni 89 i kushtetutës alinea 1 thotë se qeverinë e përbëjnë Kryeministri dhe ministrat. Dhe mu për këtë Gjykata Kushtetuese në vitin 1993 e abrogoi dispozitën me të cilën parashihej funksioni nënkryetarë i qeverisë së Maqedonisë.

Pra nuk ka bazë kushtetuese për të përcaktuar funksionin nënkryetar apo zv/kryetar të qeverisë së RM-së në çfardo forme të jetë. Këtë abrogim e ka bërë të mundur karakteri imperativ i dispozitave kushtetuese, të përcaktuara nga e Drejta kushtetuese si shkencë. Ndërkaq risia e ndodhur më vonë me miratimin e AMANDAMENTIT XXIII, ministrat nuk gëzojnë IMUNITET, imunitet gëzon vetëm Kryeministri dhe për imunitetin e tij vendos Kuvendi .

Pra ministrat ( janë zyrtarët më të lartë të një digasteri në shtet ) por nuk gëzojnë imunitet, ata mund të kapen me presh në dorë dhe me shpejtësi të nxjeren para drejtësisë, apo të ngrihen procedura ndaj tyre. * * * Ja teksti integral i nenit kushtetues (89) dhe të Amandamentit XXIII ( Neni 89*) ============= Qeverinë e përbëjnë Kryeministri dhe ministrat.

Kryeministri dhe ministrat nuk mund të jenë deputetë në Kuvend. Kryeministri dhe ministrat gëzojnë imunitet. Për imunitetin e tyre vendos Qeveria. Kryeministri dhe ministrat nuk i nënshtrohen detyrimit në forcat e armatosura. Funksioni Kryetar i Qeverisë dhe ministër nuk pajtohet me ushtrimin e funksioneve ose profesioneve të tjera publike.

Organizimi dhe mënyra e punës së Qeverisë rregullohet me ligj. *) Paragrafi 3 i këtij neni është zëvendësuar me Amendamentin XXIII tëKushtetutës së Republikës të Maqedonisë. AMENDAMENTI XXIII 1. Kryeministri gëzon imunitet. Për imunitetin e tij vendos Kuvendi. 2. Me këtë amendament zëvendësohet paragrafi 3 i nenit 89 të Kushtetutës së Republikës të Maqedonisë.