Të paktën 56 palestinezë janë lënduar gjatë përleshjeve të sotme me forcat izraelite të sigurimit gjatë protestave të disa mijëra personave në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Arsyeja për protestat është vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet dhe ta zhvendos ambasadën amerikane nga Tel Aviv në qytetin e shenjtë.

Demonstruesit brohoritën “vdekje për Amerikën, vdekje për Izraelin, vdekje për Trampin” dhe kanë gjuajtur gurë ndaj ushtarëve izraelitë të cilët janë kundërpërgjigjur me plumba gome dhe gaz lotsjellës.

ерусалим палестинци протест

Ushtria izraelite kumtoi se është vepruar vetëm kundër organizatorëve të protestave, në rastet kur ata kanë shkaktuar rrezik për sigurinë e ushtarëve.

Nga Rripi i Gazës janë gjuajtur disa raketa ndaj qyteteve jugore në Izrael, ku shumica e projektilëve janë shkatërruar në ajër, ndërsa njëra ka rënë, por nuk ka shkaktuar viktima.

Izraeli u kundërpërgjigj me sulme artilerike dhe ajrore ndaj pozitave të Hamasit dhe Gazës.

Hamasi nga ana e tij kumtoi se sulmet hakmarrëse izraelite nuk kanë shkaktuar viktima.