Një hardhucë me ngjyra të ndezura dhe me ngjashmëri krokodili (foto më poshtë) është një speciet e këndshme në mesin e 115 llojeve të habitshme të florës dhe faunës të zbuluar në Azi në vitin 2016.

Një raport i organizatës për jetën e egër “WWF”, thuhet se janë zbuluar tre gjitarë të panjohur më parë, 11 amfibë, dy peshq, 11 zvarranikë dhe 88 bimë të reja, të cilat janë gjetur në rajonin Mekong.

Pellgu i madh i lumenjve shtrihet përgjatë pjesëve të Laosit, Myanmarit, Tailandës dhe Vietnamit dhe tashmë është njohur si një nga zonat më të pasura të botës për biodiversitetin.

Gjetjet e reja përfshijnë gjithashtu një bretkosë të re, një peshk me shirita, një gjarpër dhe një hardhucë të përkulur.

Një lakuriq nate gjilpërë u gjet në pyjet malore me gjelbërim të përhershëm në Tajlandë.

Që nga viti 1997, në Mekongin e Madh janë gjetur 2,524 lloje të reja, edhe pse shumë prej tyre janë nën kërcënim direkt për shkak të rritjes së aktivitetit njerëzor në rajon.

Gjithashtu në mesin e grupit të fundit të specieve të reja është një breshkë që ha kërmij, e cila u gjet në Udon Thani në Tajlandë.