Jori Paloka shpesh është bërë pjesë e mediave rozë, teksa komenton tezet e saj Luana dhe Marina Vjollca. Vajza është bërë tejet e njohur në saje të tezeve dhe publikimeve të mesazheve në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ajo ka pasur ditëlindjen dhe mes mesazheve të shumta, urimi që ajo ka veçuar është i Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit. Tezet e kanë uruar publikisht duke postuar secila nga një foto me të.

Image

Marina shkruan “Gëzuar ditë e shtrenjte ime”.

Ndërsa Luana e uroi në Instagramin e saj kështu Jorin: “Hap Birthday Loli im ma e bukura në botë”.

Por Jori nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram edhe mesazhet private, që Marina dhe Luana i kishin shkruar.

Image

Mesazhi i Marinës ngjason shumë me mesazhin që çdo teze i çon mbesës së saj në moshën e Jorit, duke i uruar që të gjejë një burrë të mirë.

Mesazhi privat i Marinës: “Jet ime e bukur gëzuar ditëlindjen. Të pafsha lart e më lart. Tu plotësofshin të gjitha dëshirat dhe me një burrë”.

Edhe Getoar Selimi e ka uruar privatisht duke i thënë “Urime langaraqe edhe 100 të lumtura dhe e gjetsh në burrë të mirë”.

ImageImage