Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi sot se dëshironte marrjen e kushteve më të mira të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian pas Brexit duke lehtësuar arritjen e marrëveshjeve ambicioze me vendet e tjera.

“Theresa May kërkon një marrëveshje shumë më ambicioze se ajo e nënshkruar mes BE-së dhe Kanadasë”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë në përfundim të takimit të parë mes ministrave britanikë kushtuar marrëdhënies së ardhshme mes Londrës dhe 27 vendeve të BE-së.

“Kjo supozon një marrëveshje që garanton kushte më të mira tregtare të mundshme me BE-në duke lehtësuar marrëveshjet ambicioze me vendet e treta”, shtoi ai.

Gjatë takimit, kryeministrja britanike përjashtoi idenë për mbajtjen e Britanisë së Madhe brenda hapësirës ekonomike evropiane, që integron vende jo anëtare të BE-së, si Norvegjia, përcjell Atsh.

“Një mundësi e tillë është e pamundur nga pikëpamja demokratike”, sipas Theresa May, sepse ajo do të detyronte Londrën të respektonte rregullat e pashkruara.