Kryeministrja britanike, Tereza Mej deklaroi se do të lejojë dalja nga BE-ja të shtyhet, por vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë, ajo u dakordua të propozojë ndryshime në ligjin për Bregzit, me qëllim që të shmanget kryengritje e mundshme e deputetëve kundër saj.

Me ndryshimin parashikohet që Qeveria të mund, nëse është e nevojshme ta ndryshojë datën e daljes (29 mars 2019), por në të njëjtën kohë nuk do të heqë dorë nga dëshira ajo të shënohet  në mënyrë eksplicite në ligjin përkatës për Bregzit.

“E pranuam ndryshimin, por mund ta siguroj Parlamentin se do ta shfrytëzojmë këtë autorizim vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën më të shkurtër të mundshme”, theksoi Mej në Parlament.