Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi sot se Londra punon për ta arritur marrëveshjen më të mirë të mundur tregtare me BE-në, pas daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni.

“Do ta respektojmë vullnetin e popullit britanik dhe do ta arrijmë marrëveshjen më të mirë pas Bregzitit për vendin tonë, duke siguruar qasje më të madhe të mundshme deri te tregjet evropiane, me rritjen e tregtisë së lirë me vendet në botë dhe me krijimin e kontrollit më të madh ndaj kufijve, ligjeve dhe partive”, ka shkruar Mej në Tuiter.

Negociatat që janë paraparë në fillim të vitit 2018, do të përfshijnë diskutime për shumë çështje për marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe vendeve tjera anëtare të BE-së.

Siç lajmëroi MIA, paraprakisht sot liderët e BE-së miratuan fillimin e fazës së re të rekomandimeve për Bregzitin.

Доналд Туск

“Liderët e BE-së u dakorduan të fillojnë fazë të re të bisedimeve për Bregzitin. Urime për kryeministren Tereza Mej”, publikoi në Tuiter, kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Pasi konfirmuan arritje të përparimit të mjaftueshëm nga faza e parë e bisedimeve për braktisjen e BE-së nga ana e Britanisë së Madhe, në Samitin në Bruksel u nënshkrua marrëveshje për ngritjen e fazës së re që nënkupton negociata për kushtet e periudhës së tranzicionit dhe përpunim në kuadër të marrëdhënieve të ardhshme.

Ангела Меркел

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot, pasi BE-ja vendosi të kalojë në fazë të re të negociatave për Bregzitin, deklaroi se vijon punë edhe më e vështirë në të ardhmen.

“Liderët kanë bërë hap të mirë përpara. Tani mund të fillojë faza e dytë, e cila do të jetë edhe më e vështirë nga ajo me të cilën kemi arritur deri këtu”, komentoi Merkel.