Drejtori për Komunikim në Qeverinë Haradinaj, Halil Matoshi ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk është si politikanët e tjerë të Ballkanit.
Matoshi ka thënë se Haradinaj është i edukuar si një ‘Marins’ dhe nuk mund të shndërrohet në një politikan të dëgjueshëm “të politbyrove”.

“Mos kërkoni nga Haradinaj që të shndërrohet në politikan që vërtitet korridoreve të “European Quarter”, në Bruksel, si të gjithë ballkanasit e shkretë, që ndrydhen e shtrydhen skutave pa iu ndie zani, për me marrë poza veshun me smoking të zi, sepse ai nuk është një ministër turizmi dhe as një byrokrat tipik i Europës juglindore”, ka shkruar Matoshi në facebook.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për anëtarësim në BE, por “shteti kosovar ka nevojë jetike për lëvizje drejt NATO-s si ombrellë e sigurisë së kësaj shtëpie dhe të vlerave të përbashkëta europiane”, ka thënë Matoshi, transmeton lajmi.net.

Duke folur për raportet me Amerikën, Matoshi është shprehur se ata janë aleat strategjik dhe se Haradinaj me fuqi morale dhe politike lutët që SHBA të përfshihet në dialogun me Serbinë.

“ Prandaj Kosova ka të drejtë ta kultivojë miqësinë e përjetshme me SHBA-në – si aleate strategjike – sepse Kosova asht proamerikane dhe në këtë dritë, kryeministri Haradinaj me fuqinë morale dhe patriotike, bazuar në faktet historike të lirisë dhe shtetndërtimit kërkon dhe lutet qe ShBA të jetë e përfshimë në dialogun me Serbinë, krahas BE-së”, ka shkruar Matoshi.

Sa i përket liberalzimit të vizave, zyrtarri qeveritar është shprehur i bindur se kryeministri do të dalë faqe bardh nga ky proces.

Haradinaj është akuzuar se po prish raportet më BE-në. Ai ditë më parë në Kuvend ka thënë se nuk ulët në një tavolinë në bisedime me Serbinë pa praninë e Amerikës./Lajmi.net/