Halil Matoshi këshilltari për media i kryeministrit Ramush Haradinaj e ka arsyetuar deklaratën e shefit të tij se edhe ai gjuan me armë.

“Ai ka qenë në luftë nuk mund të zhvishet nga armët”, ka thënë Matoshi në Zonën B në Klan Kosova.

Klan Kosova sot gjatë ditës ka raportuar për këtë çështje ku për dallim nga politikanët, ndër qytetarë është rritur vetëdija për mospërdorimin e armëve të zjarrit nëpër ahengje të ndryshme.