Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) u bën thirrje të gjithë palëve të involvuara që gjatë 20 ditëve të ardhshme, deri më 6 janar të vitit 2018, të japin komente dhe propozime për tekstin e propozuar të ligjit për arsim të lartë.

Projekti i ligjit të ri, siç kumtoi, është përgatitur dhe publikuar në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar të dispozitave të Republikës së Maqedonisë  https://ener.gov.mk/, ndërsa komentet dhe propozimet mund të dorëzohen në [email protected] ose deri te arkivi i MASH-it (rr.”Shën Cirili dhe Metodi” nr.54).

“Duke e pasur parasysh rëndësinë e ligjit për arsim të lartë, ndërsa madje duke u nisur nga parimet e transparencës dhe inkluzivitetit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zbaton konsultim publik rreth projektit të Ligjit të ri për arsimin e lartë”, njofton MASH-i dhe shton se komentet dhe propozimet janë të mirëseardhura për përmirësim të projekt-versionit të ligjit.