Policia në zonën rurale të Virxhinisë ka lëshuar detaje shqetësuese për një grua që ata thonë se është vrarë nga dy qentë e saj gjersa i ka marrë ata për një shëtitje javën e kaluar.

Katër ditë pasi u gjet Bethany Stephens, 22 vjeç, policia mbajti një konferencë shtypi për të përshkruar vdekjen e saj dhe për të hedhur poshtë thashethemet e krimit të mundshëm, transmeton arbresh.

Kur efektivët i gjetën qentë të premten ata po ruanin atë që policia fillimisht mendoi të ishin mbetje të kafshëve.

Por trupi ishte Stephens, dhe policia tha se pitbullat ishin duke e ngrënë atë.

Policia shtoi se trupi i saj ishte kaq i keq, dhe plagët e saj ishin “aq të gjera sa nuk kishte asgjë për të krahasuar shenjat e kafshimit”.

Autoritetet thonë se shenjat e kafshimit në kokën e saj përputhen me ato të qenve dhe se ato nuk ishin në përputhje me ndonjë lloj tjetër të kafshëve të egra si për shembull një ari.

Trupat e qenve janë ruajtur për një ekzaminim post-mortem.