Kreu i Social-Demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz, partner i mundshëm qeverisës i kancelares Angela Merkel, bëri thirrje për krijimin e “Shteteve të Bashkuara të Evropës” deri në vitin 2025.

Schulz  tha se Evropa duhet të jetë më e bashkuar dhe federale.

“Dua një traktat kushtetues evropian që krijon një Evropë federale”, tha Schulz.

Ai tha se vetëm një Evropë më e bashkuar mund të përballet me sfidat si ndryshimet klimatke apo menaxhimi i migrimit masiv, mund të detyrojë gjigantët e internetit, si Google dhe Facebook, të respektojnë të drejtat civile, ose mund t’i pengojë kompanitë e mëdha që t’iu shmangen taksave.

“Evropa është sigurimi ynë jetësor”, tha ai.

Martin Schulz në mbrëmjen e së enjtes,  në kongresin e partisë SPD në Berlin u rizgjodh kryetar i saj.

“Më 19 mars më zgjodhët me 100 përqind. Ky ishte një moment i bukur, por më pas erdhën kohë të vështira”, tha Schulz duke iu referuar rezultatit më të dobët në historinë e socialdemokratëve në zgjedhjet parlamentare. “Tani më keni pajisur me 81,94 përqind. Unë dëshiroj, që mbi bazën e këtij rezultati të vijnë kohë më të mira.”

Para votimit kongresi i partisë u shpreh për hapjen e bisedimeve të sondazhit me kristiandemokratët/kristiansocialët (CDU/CSU)për krijimin e koaliconit qeverisës. Socialdemokratët megjithatë e kanë shtyrë vendimin përfundimtar parimor mbi vazhdimin e koalicionit me bazë të gjerë. Kryesia e SPD-së u influencua nga një propozim i degës së socialdemokratëve në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë që në një kongres të jashtëzakonshëm partia të vendosë për hapjen e bisedimeve të mirëfillta për krijimin e koaliconit.

Ky kongres do të mblidhet në mes të janarit, në rast se bisdeimet e sondazhit me unionion konservator mund të kthehen në bisedime formale koalicioni. Kryesia e partisë kishte parashikuar për këtë një kongres të vogël, të dominuar prej deputetëve dhe drejtuesve të partisë. Një marrëveshje e mundshme koalicioni në fund të bisedimeve do t’i paraqitet të gjithë 440.000 anëtarëve për votim përmes postës.

Kryetari i SPD-së Martin Schulz i bëri thirrje partisë që t’i lerë dorë të lirë për bisedimet me unionin për krijimin e qeverissë dhe njëkohësisht vendosi kushte. Asgjë nuk do të jetë automatikisht në asnjë drejtim, tha ai në kongresin e partisë.