Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë i kaloi të gjitha filtrat në Kuvend dhe deri në fund të javës mund të miratohet në seancë plenare. Në arsyetimin para Komisionit ligjvënës- juridik, nga ministria e jashtme theksuan se përmes kësaj Maqedonia do të marrë ndihmë dhe mbështetje në përpjekjet për anëtarësim në BE dhe NATO. Për MPJ-në pozitive është edhe formimi i Komisionit për shqyrtimin e ngjarjeve historike.

Të thellohet besimi i ndërsjellë mes dy palëve të kontraktuara, si dhe të kontribuohet për interpretim objektiv të bazuar në burime autentike dhe studime të bazuara historike. Komisioni do të dorëzojë raport njëvjeçar për punën e vet para qeverive të vendeve të tyre- deklaroi Goran Stevkovski, drejtor në MPJ.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë do të hyjë në fuqi pasi të votohet në parlamentet e të dyja vendeve. Ndryshe, komisionet kuvendore sot punuan me kapacitet të plotë. Komisioni ligjvënës-jurudik e kaloi edhe propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Këshill gjyqësor.

Për ngritjen e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë ndaj gjykatësit, kompetenca e këtij këshilli për fakte kalon në Këshillin gjyqësor dhe pikërisht aty janë ndryshimet- deklaroi zëvendësministër i drejtësisë Oliver Ristovski.

Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve me të cilin PSP kërkon t’i mundësohet vetë të vendosë cilët dëshmitarë do jenë të mbrojtur, sot nuk u fut ne rend dite sepse është vlerësuar se nuk ka kushte për këtë. anësh mbeti edhe propozimi për anulimin e Këshillit për verifikimin e fakteve te gjykatësit pasi ky ligj ende nuk ka kaluar në komisionin amë në kuvend për sistem politik./alsat-m