Mbrëmjen e djeshme, emisioni “C’est la vie”, ka nisur ndryshe. Lindi dhe Kristi vendosën të bënin një hyrje të veçantë, duke sjellë një karrocë me kuzhuneta e cila ka qenë një nga lodrat më të preferuara të fëmijëve të viteve 80-90.

Por kjo karrocë, ka tunduar edhe moderatoren Marina Vjollca, e cila pasi bëri prezantimin e tyre, vendosi të bënte edhe vetë një xhiro me të. “Për të gjitha inatet që ke pasur ndaj meje do e përdor unë”, u shpreh Marina, e cila u largua nga spektakli duke bërë një xhiro me të.