Mariah Carey është fotografuar se si ia shtrëngon dorën të dashurit të saj Bryan Tanaka në skenë gjatë performancës së këngës “All I Want For Christmas Is You” në Holiday Show, mbajtur në pallatin Caesars në Las Vegas.

Duke e mbyllur koncertin me shumë zhurmë, këngëtarja 47-vjeçare u paraqit me një fustan elegant dhe duke i mirëpritur dy fëmijët e saj, binjakët Moroccan dhe Monroe, për ta ndihmuar të ëmën me finalen e madhe.

Kjo është një javë e madhe për Mariah. Ajo sapo fitoi në top dhjetëshen e toplistës Billboard Hot 100 me po këtë këngë festive, e cila për çudi asnjëherë më herët nuk ishte radhitur kaq lartë.

Image