Mari Makoçi, ish-folëse në RTSH, ishte në një intervistë ndryshe në emisionin ‘Rreze Dielli’.

Ndër të tjera Mari tregoi se gatimi është gjëja e parë që e preokupon dhe se mendon që një ditë para për të.

Ajo më tej zbuloi pikën e saj më të dobët, që është pikërisht nipi Gregor.

“Nipi im i dashur, pika ime e dobët, Gregori, ma pëlqen më shumë gatimin. Më thotë për çdo gjë “të lumshin duart”…Është i veçantë Gregori. Edhe Matilda gatuan. Tani interesohet shumë për gatimin, se më parë jo”, tha ajo.