Marcelo ka deklaruar se të gjithë duhet të jenë të privilegjuar që jetojnë në të njëjtën kohë me Ronaldon dhe Messin.
Mbrojtësi i Real Madridit ka lartësuar këta dy futbollistë, që kanë fituar nga pesë Topa të Artë.
Këtë deklaratë Marcelo e ka dhënë pas fitores 5:0 të Real Madridit ndaj Sevillas në Bernabeu.
“Për mua është nder që luaj me Cristiano Ronaldon”, ka deklaruar fillimisht Marcelo,
“Ai është më i miri në botë. Unë nuk e kam parë Maradonan dhe Pelen duke luajtur. Çfarë di unë është se nuk ka vend për krahasime”.
“Cristiano dhe Messi janë të ndryshëm. Secili ka historinë dhe meritat e tij. Ne jemi të privilegjuar që jemi në të njëjtën kohë me ata”, ka shtuar mbrojtësi brazilian.