E përditshmja madridase, Marca konkludon se Zinedine Zidane është fajtori kryesor për humbjen 0-3 të Real Madrid nga Barcelona.

Zidane është kritikuar ashpër për taktikën e lojës, pasi vendosi që nga minuta e parë të inkuadrojë Mateo Kovaçiq, në vend të Isco.

Po ashtu, tekniku francez ka marrë shumë sulme edhe për reagimin krejt të vakët pas pranimit të golit të parë, e sidomos pas atij të dytit.