Partitë janë të drejtuara në agjendat e tyre partiake përderisa vendin e pret që të përmbushë reformat nga agjenda eurointegrative. Nuk është koha për kalkulime dhe deklarime, potencojnë analistët, transmeton Zhurnal.

Në reformat duhet të punohet në mënyrë efikase, pa prolongime, thotë kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani.

“Të gjithë aktorët duhet të marrin përgjegjësi, por nuk e largoj mundësinë as opozita. Mundeshim të kuptohemi për shkak të krizës e cila u paraqit në partinë më të madhe opozitare, por pas kongresit dhe zgjedhjes të kryetarit të ri edhe ata duhet që të japin dorën për bashkëpunim me Qeverinë, për shkak nga jasht shumë rëndësi po i japin dialogut ndërmjet pozitës dhe opozitës” tha Ramadani.

Ai më tej thotë se nuk ka kohë për kalkulime, konfrontizëm, as deklarativitet, e dijmë qartë se çka duhet të bëjmë, të gjitha institucionet, të gjitha ministritë, secili subjekt, duhet që të arrijmë rezultate.

Por meqenëse nga shteti pritet që të përmbush reformat nga agjenda euro-integrative për të cilat Brukseli kërkon që të inkuadrohet edhe opozita, që partia më e madhe opozitare që po e bojkoton Parlamentin. Megjithate me zgjedhjen e liderit të ri të VMRO-DPMNE-së, ndaluan protestat e përditshme dhe bllokadat.

“Pa arritjen që të bashkohen partitë politike dhe pa e paramenduar Maqedoninë dhe të profilizohet si atdhe për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu, do të jetë problem që të arrijmë deri në zgjedhje të pyetjeve prioritare” thotë Tito Petkovski ish kryeparlamentari i Maqedonisë.

Bojkoti i punës në Parlament filloi prej kur  Prokuroria hapi hetim për 36 persona, ndër ta edhe gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për ngjargjet e 27 Prillit në Parlament.

Në të njejtën kohë partia më e madhe opozitare ballafaqohet edhe me probleme të brendshme, pjesë e deputetëve e kontestojnë legjitimitetin e kongresit dhe të kryetarit të posa zgjedhur.

Para Maqedonisë janë edhe pyetjet e tjera, si zgjidhje e kontestit me emrin, antarësimi në NATO, ligje sistematike për të cilat duhet shumicë në Parlament.

Pas zgjidhjes së liderit të ri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga, Partia Popullore Europiane potencuan se partia të punon në Parlament dhe bashkarisht me Qeverinë të realizon reformat.

Edhe nga LSDM-ja kërkuan me udhëheqjen e tij të VMRO-DPMNE-së të largon politikat e deritanishme të ndasive dhe të jepë kontribut konstruktiv në zbatimin e reformave. /REL