Në vendin “Guri i zi – Crn Kamen” në Mavrovë, solemnisht është përuruar kryqi 13 metër i lartë.
Iniciatorë të vendosjes së kryqit janë “Shoqata e qytetarëve nga rajoni i Mavrovës dhe Rekës së Epërme”.

Nga kjo shoqatë paralajmërojnë se do të përpiqen që të vendosin edhe ndriçim në mënyrë që kryqi sa më larg të shihet.

Një kryq i lartë gjigant 66 metra është ngritur në krye të Malit Vodno në afërsi të qytetit, që quhet ‘Kryqi i Mijëvjeçarit’ i cili ishte ndërtuar në vitin 2001 me ndihmën e qeverisë, që në të njëjtën kohë gjithashtu kontrollohej nga partia e qendrës së djathtë VMRO DPMNE.