Maqedonia vazhdon të jetë vend transitor ku në periudhën nga vitit 2015 deri në 2017 vetëm 35 persona kanë aplikuar për azil dhe janë refuzuar, derisa koha mesatare e qëndrimit në Qendrën për azilkërkues ka qenë tre ditë e gjysmë, tregon hulumtimi “Pozicioni i refugjatëve dhe emigrantëve në Maqedoni”, i zbatuar në suaza të projektit “Krijojmë së bashku: Monitorim dhe përfaqësim për komunitetin”, i implementuar nga Fondacioni “Kondraud Adenaur”, Shoqata e Juristëve të Republikës së Maqedonisë dhe OJQ Athinë – Serbi.

Sipas hulumtimit, në Republikën e Maqedonisë vetëm pesë për qind kanë marrë mbrojtje ndërkombëtare si refugjatë, ndërsa 11 kanë marrë mbrojtje supsidiare, gjegjësisht për shkak të shkeljes së të drejtave të tyre themelore të njeriut.

Sipas Ivan Jovanov, menaxher kombëtar i projektit, nevojitet rritje e kapaciteteve të autoriteteve lokale për mundësimin e procesit më të mirë të integrimit.

Theksoi se sipas hulumtimit më shumë shërbime primare refugjatëve u jepen nga institucionet, derisa shërbime sekondare si programe arsimore, ndihmë të paligjshme ligjore dhe orë për gjuhë janë në pjesën më të madhe të shoqatave civile.