Me propozim të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Qeveria ka marrë vendim për ndryshime të Dekretit për çmimit të tokës ndërtimore që është në pronë të Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu, do të ndryshoj edhe çmimi për harxhimet e posaçme për realizim të procedurave për tjetërsim dhe dhënie me qira.

Me ndryshimet e propozuara bëhet ulja e çmimit për tejtërsim të tokës që është në pronë të shtetit përmes një marrëveshje të menjëhershme për A3 – banesa kolektive për rajonin 5 dhe 6. Çmimi i ri do të jetë 70 denarë për vende të popullueshme dhe të papopullueshme.