Audi RS5 konsiderohet si veturë e ngadalshme krahasuar me potencialin që ka ajo.

Kompania Manhart e cila modifikon veturat, ka arritur që nga motori 2.9-litër V6 Bi-Turbo me 500 PS dhe 700 Nm torkë i kanë shtuar edhe 50 PS si dhe 100 Nm torkë, transmeton Express. Modifikime me ngjyrë ari i janë shtuar dukjes së brendshme dhe të jashtme të veturës.

Rrotat 21-inc, amortizimi KW si dhe sistemi i modifikuar i shkarkimit të gazrave plotësojnë pakon e modifikimeve.