Manchester City vazhdon sundimin në Premier League. City tregoi se kush është shefi në përballje me Manchester Utd, duke e mundur me rezultat 2:1, në takimin e luajtur në Old Trafford. Në një atmosferë drithëruese, derbi i Manchesterit dhe i stinorit vjeshtor i takoi Cityt. Pep Guardiola, trajneri i Cityt është më i mirë se Jose Mourinho i Manchesterr Utd.

“Milionerët” plot 16 javë pa humbje, 15 fitore e 1 barazim, kryesojnë me 46 pikë, 11 më shumë se Manchester Utd në pozitën e dytë që kanë 11 fitore, 2 barazime e 3 humbje. Humbje e rëndë për “Djajtë e Kuq” për faktin se ngecin goxha me pikë nga lideri, ani se ka shumë javë deri në fund, apo edhe 22 javë ose janë edhe 66 pikë të mundshme.

Në minutën e 43-të, harkimi nga rivënia e këndit, futbollistët e Manchester Utd nuk ishin të vendosur si duhet në mbrojtje dhe më së miri këtë gabim të tyre e ka shfrytëzuar David Silva, i cili nga afërsia tundi portën e David de Gea.

Edhe mbrojtja e Cityt nuk reagoi si duhet në minutën e 45+2, kur Marcus Rashford doli përballë portierit dhe me goditje të fortë e barazoi rezultatin 1:1. Në minutën e 67-të, Lukaku duke tentuar ta evitoi rrezikun, topi goditi njërin nga mbrojtësit e Manchester Utd dhe shkon deri te Nicolas Otamendi që nuk e pati të vështirë nga afërsia rreth 4-5 metra që të shënoi për fitoren e madhe 1:2 te Cityt.