Riemërimi i të gjithë gjykatësve do të ishte reforma bazë që duhet të ndodhë, me qëllim për ta ndryshuar imazhin e gjithë sistemit gjyqësorë me këtë dhe këthimin e besimit të gjytetarëve në këtë pushtet, vlerson profesori universitare dhe antarë i Këshillit për reforma ne drejtesi  Mersim Maksuti.

Ai thotë se është pro reformave të thella dhe mirfillta që vërtet Maqedonia të kthehet në rrugën e stabilizimit dhe funksionimit të shtetit juridik.

“Të gjithë këto Ligje të cilat ne përmendim ,qëllimi im është që ne vërtet ta ndryshojmë kahjen e reformës dhe fytyrën e shtetit juridik dhe vërtet drejtësia një herë e përgjithmonë të vendoset në këtë vend dhe mos të vijë vendi në situatën që e kemi.Unë jam idhtarë i asaj të bëhen rreforma të mirfillta që çdogjë të nisë nga e para në këtë sisitem  të gjyqësisë dhe prokurorisë.Propozimi im është të shkojmë vërtet në riemërim të gjithë gjykatësve dhe njëherë ta testojmë gjithë sisitemin e Gjykatave që e kemi, pa mëdyshje kjo është një reformë e dhimbshme por është reforma e vetme që mund të ktheje besimin në Gjyqësor dhe mund të garantojë pavarsi të gjykatave” – u shpreh Profesori Univerzitar, Mersim Maksuti.

Maksuti më tej shton se sa u përket ndryshimeve Ligjore ,kruciale në këtë rast janë ndryshimet ligjore që kërkojnë urgjencë dhe këtu bën pjesë Ligji për funksionimin e Këshillit gjyqësorë.

“Paketa e reformave është zgjeruar por pa mëdyshje se kemi ligje që kanë prioritet që paraqesin urgjencë për ndryshim dhe sjellje sa më shpejtë dhe kemi pako të ligjeve që duhet të presin pak më shumë dhe gjithsesi të shkojnë deri në fund.Prandaj pa mëdyshje them se çeshtja e parë që duhet të hapet dhe të rregullohet ,është një ndër Ligjet kruciale për të cilët janë në procedurë është Ligji për funksionimin e Këshillit gjyqësorë në RM ,një trup i cili ka barrën kryesore mbi funksionimin dhe pavarsinë e Gjyqësorit .Tani kishim Ligjin për amnesty,një ligj shumë krucial që është një ligj për hapjen e procedurave, për rihapjen e shumë rasteve që janë gjykuar dhe janë sjell vendime jo të drejta. Drejtësia siç e kemi rastin e Monstrës, Sopotit, nëpërmejt të cilave me të vërtetë do të vie drejtësia” – nënvizoi Profesori Univerzitar, Mersim Maksuti.

Maksuti thekson se Këshilli për reforma duhet të jape reforma të mirfillta të cilat do ta kthejnë Maqedoninë në një shtet që do të ndaj drjetësin e cila ka munguar shumë vite./TVM2