Kjo është një tjetër foto që bëri xhiron në rrjet, episod nga arrestimet e bujshme të ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve, ku disa janë shfaqje të qarta absurdi. Një prej tyre ishte dhe ajo e arrestimit nga një togë e tërë ushtarësh e një adoleshenti, episod që një artiste italiane  e përjetësoi dhe në pikturë. Ndërsa tjetra është kjo e një 14-vjeçari me sindromin Down, arrestuar ditë më parë në protestat anti-Trump.

Mohamed al-Taweel është sjellë së fundmi në Turqi për të marrë trajtim social dhe psikologjik, me iniciativën e Federatës Ndërkombëtare të Sindromit Down në këtë vend.

Kjo federatë denoncoi rastin si “fyerje ndaj njerëzimit” nga ana e Izraelit. /tesheshi.com/