Presidenti francez, Emanuel Makron shprehi keqardhje për vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Makron bëri thirrje që me çdo kusht të evitohet dhuna.