Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se Qeveria e Francës do të mund të shqyrtojë disa ndryshime në marrëdhëniet midis Parisit dhe ishullit Korsika, por e hodhi poshtë mundësinë për njohjen e gjuhës korsikane si gjuhë zyrtare ose miratim të rregullave të reja për blerjen e pronave.

Koalicioni i partive korsikane autonomist dhe separatiste, i cili në zgjedhjet në fillim të dhjetorit fitoi dy të tretat e vendeve në Botën rajonale, angazhohet për autonomi më të madhe të Korsikas, për rritje të kompetencave të pushteteve rajonale në politikën tatimore dhe për shpalljen e gjuhës korsikane për gjuhë zyrtare në ishull, së bashku me gjuhën frënge.

Ata, gjithashtu, kërkojnë të drejtë për blerje të pronës në Korsika për të pasur vetëm persona të cilët të paktën pesë vjet jetojnë në ishull, si dhe lirim të aktivistëve separatistë të akuzuar për sulmet e kryera ndaj institucioneve dhe pronave private, të cilat nacionalistët korsikane i konsiderojnë për “të burgosur politik”.

“Në të ardhmen do të mund të shqyrtojmë ndryshime eventuale, që edhe kryeministri ua paralajmëroi liderëve korsikan”, deklaroi Makron në një intervistë për gazetën spanjolle “Mundo”.

Megjithatë, sipas Makron, ato ndryshime do të duhet të jenë në kuadër të Kushtetutës së Francës.

“Korniza kushtetuese nuk na lejon të mbështesin disa kërkesa, siç janë rregullat për blerje të pronës dhe njohjes së gjuhës korsikane si gjuhë zyrtare së bashku me atë frënge”, deklaroi Makron,

Edhe pse, Makron në një intervistë nuk përmend për çka është i përgatitur të negociojë me nacionalistët korsikan, kjo është hera e parë publikisht ta paralajmërojë atë mundësi pasi u zgjodh për president të Francës në maj të këtij viti.

Referendumi për pavarësinë e Katalonjës, i ka nxitur aspiratat separatiste dhe autonomiste edhe në rajone të tjera dhe pakica nacionale në Evropë.