Ambiciet e mëdha për të arritur deri të pozicionet në pushtetin lokal në Kumanovë kanë përcarë Bashkimin Demokratik për Integrim, bëjnë të ditur burime tona brenda degës së BDI-së/Kumanovë.

“Gara” për udhëheqës të ndërmarrjes “Tregu” nga klanet brenda BDI-së ka qenë (është) shkaku i ngecjes së bisedimeve për koalicionin mes LSDM dhe BDI-së. Konkurenca ka kulmuar deri në shkallën sa fraksionet ndarazi janë takuar me Maksim Dimitrievskin, kryetarin e Komunës, për tu dakorduar rreth drejtorive.

Nga e hëna do të bëhet e qartë gjithçka rreth koalicionit të mundshëm LSDM- BDI.

Kryetari i Kumanovës, tanimë pret se çfarë do vendosin “integristët”, mes vete, për tu zyrtarizuar koalicioni.