Ato janë dy femra të njohura të publikut shqiptar, njëra jeton dhe vepron matanë oqeanit Atlantik dhe tjetra në Tiranë.

Bëhet fjalë për moderatoren shqiptare, Luana Vjollcën dhe këngëtaren e famshme amerikane, Beyonce.

Dhjetë ditë më parë bukuroshja jonë kishte veshur një fustan të zi me viza të bardha në shoun e vet televiziv, “Shiko kush luan”.

Pothuajse të njëjtin fustan e ka veshur edhe Beyonce gjatë mbrëmjes së kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Sports Illustrated’s”.

Great minds think alike @beyonce 😛 P.s. shot 10days ago.

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Ajo kishte veshur një fustan pothuajse të njëjtë me Luanën që e veshi dhjetë ditë më parë, e cila nuk mbeti pa u vërejtur nga Vjollca.

“Mendjet e mëdha, mendojnë njësoj”, ka shkruar Luana në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Luanën sërish do ta shohim gjatë fundjavës me shoun ndërsa Beyonce në koncerte të ndryshme.

 

Global