Gazetarja Bora Zemani ishte pjesë e skuadrës së Manushit në “Shiko kush LUAN”.

Ishte momenti i saj për t’i dhënë pikë skuadrës, kur Bora duhej t’u përgjigjej pyetjeve të Luanës.

Bora zuri faqet e para të medieve rozë për një ndarje të mundshme nga DJ i famshëm Vin Veli dhe Luana e pyeti pikërisht për këtë çështje.

Fillimisht Bora tha se nuk ka qenë ndonjëherë e martuar, ndërsa më pas nuk pranoi ta komentonte këtë gjë, duke anashkaluar pyetjen.