Ledian Memushaj nuk ka arritur të gjejë një skuadër që të shijojë qëndrimin në sezonin e dytë radhazi në Serinë A.
Me Beneventon, e cila nuk ia ka dalë që të shijojë asnjëherë shijen e fitores, mesfushori i Kombëtares shqiptare është gjendur shpesh në vështirësi.
E teksa në Vlorë, administratori Idrizi është i gatshëm të plotësojë kërkesat financiare të mesfushorit për ta sjellë atë në Kategorinë Superiore, në Itali mediat bëjnë me dije se një skuadër në Serinë B po bën gati ofertën për të nisur negociatat zyrtare.
Frosinone, për shkak të dëmtimit të rëndë të njërit prej mesfushorëve stabël në formacion, ka kthyer sytë nga ish-kapiteni i Pescarës.
Vlonjati ka gjithashtu interesime nga Chievo, ndaj largimi nga Seria A nuk është vendosur ende përfundimisht nga mesfushori kuqezi.