Lidhja e sindikatave të Maqedonisë nesër do ta vazhdojë Kongresin e jashtëzakonshëm i cili ishte ndërprerë më 11 nëntor, ndërkaq në të cilin duhej të zgjidhej kryetari i ri i LSM-së.

Vazhdimi i kongresit është caktuar për në orën 12:00, ndërsa do të mbahet në Shkup në objektin e LSM-së. Para mbajtjes së Kongresit është paralajmëruar fjalim i kryetarit të Kryesisë së punës të Kongresit të jashtëzakonshëm, Robert Simonoski.

Kongresi i jashtëzakonshëm i LSM-së u mbajt në Ohër dhe atëherë pritej të zgjidhej kryetari i ri i LSM-së, por fare nuk pati votim për shkak të reagimeve të disa delegatëve të cilët e cilësuan jodemokratike zgjedhjen e kryetarit dhe për shkak të kërkesës së u.d. kryetar i LSM-së, i cili ishte edhe kandidati i vetëm i propozuar, t’u mundësohet edhe kandidatëve të tjerë të marrin pjesë në garën për lider të LSM-së. U dakordua që në afat prej 30 ditëve, Komisioni verifikues i Sindikatës t’i konstatojë kandidatët e mundshëm të cilët do të propozohen për pozitën e liderit në organizatë.

Kandidat i vetëm për kryetar ishte propozuar u.d. kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, i cili sipas Kryesisë dhe Këshillit i ka përmbushur kushtet. Për vendin e kryetarit në LSM konkurruan edhe Pece Grujovski nga AOGJSH dhe Aco Antovski nga Sindikata e policisë, por kandidaturat e tyre nuk u pranuan me arsyetimin se nuk i kanë përmbushur kushtet.