Në një postim në facebook ka reaguar Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar – LSHB, për mos vendosjen e flamurit të Kosovës njejtë si i Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Ja postimi i plotë i reagimit të LSHB në facebook:

Shefja e BE’së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka ftuar në një darkë joformale kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Mogherini ka mbajtur takime të ndara para darkës me secilin nga kryeministrat, duke bërë më pas edhe nga një fotografi me secilin nga ta.

Por, çka bie në sy në këto fotografi, është se vetëm kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka në sfond flamurin e shtetit që përfaqëson, për dallim nga homologët e tij.