LSDM-ja ka lëshuar sot një komunikatë ku thekson lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit është vlerë e lartë dhe përparësi e kësaj partie. Partia vlerëson se çdo mbajtës i një funksioni publik ka përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Institucionet kompetente duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të praktikojnë një qëndrim profesional e dinjitoz ndaj tyre. Prandaj, janë të detyruara të veprojnë dhe të sanksionojnë çdo sjellje korruptive, pavarësisht nga ofruesi dhe çfarë lloj funksioni ka. Në luftën kundër korrupsionit nuk ka dhe nuk mund të ketë individë dhe grupe të privilegjuara. Kushdo që, me anë të korrupsionit, për qëllime personale apo partiake, vepron në kundërshtim me interesat e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, do të duhet të përballet me përgjegjësinë”, vlerëson partia e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev, njofton Shenja.

Në fund të njoftimit theksohet se Maqedonia duhet të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe duhet të ketë të drejtën për të sunduar ligji.

Global