PSG do të ketë përballje shumë të vështirë në Ligën e Kampionëve ndaj kampionit aktual, Real Madrid

Drejtuesit e PSG-së po mendojnë shitjen e disa lojtarëve gjatë afatit kalimtar të janarit, para fillimit të fazës së dytë të sezonit.

Kështu disa lojtarë të mëdhenj nuk do të kishin mundësi të luanin ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Le Parisien shkruan se PSG mund të shes gjatë janarit pesë lojtarë, prej tyre disa shumë të rëndësishëm në vitet e fundit.

Bëhet fjalë për Lucas Moura, Angel Di Maria, Julian Draxler, Ben Arfa dhe Javier Pastore