Ky është moneti sfidues i vdekjes, ku një djalë guximtar tregoi se nuk ka aspak frikë ndërsa kalon në çatitë e një ndërtese 43 katëshe në Dubai.

23-vjeçari britanik, David Nelmes qëndron në majë të ndërtesës gjigande Al Dar në Marina Dubai dhe më pas ka filluar të hidhet në boshllëqet e mëdha në çatinë 74 metra mbi tokë.

Ai nuk heziton të rrezikojë jetën e tij duke u hedhur në majën e lartë, që është vetëm një hap larg vdekjes.

Nelmes ka filluar të zhvillojë ktë lojë të rrezikshme që në moshën 17-vjeçare.