“Ndodhi ajo që nuk e prisja. Ne kemi gjykatës pa përvojë. Morëm vlerësim të një aktakuze, gjegjësisht heqja e bombave, të njëjtën gjë që kërkoi Zoran Zaev. Për të është miratuar ndërsa për mua është refuzuar. Gjykata është një dhe unë e besoj atë por jo edhe gjykatësen. Pres gjykim brutal. Ne kërkojmë atë që i lejohet Zoran Zaevit të vlejë edhe për mua”, tha gazetari dhe biznesmeni Dragan Pavloviq – Latas.

Lënda “Total” ka të bëjë me evazion tatimor nga ana e Llatasit si pronar dhe drejtues i firmave për shërbime të marketingut dhe këshillime “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Centar” SHPKNJP Shkup.

I dyshuari ngarkohet se në periudhën nga viti 2008 e deri në vitin 2015 së bashku me persona juridikë me qëllim që të shmangin pagesën e tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe deklaratat tatimore kanë dhënë të dhëna të rrejshme. Personat juridikë e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro.