Liverpooli veçse ka nisur të përgatitet për ta gjetur zëvendësuesin e Philippe Coutinho, i cili pritet të largohet drejt Barcelonës.

Sipas Diario Gol, Jurgen Klopp e dëshiron mesfushorin kroat të Real Madridit, Mateo Kovacic, gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Express.

Raportohet se Klopp beson se Kovacic është lojtari ideal për ta zëvendësuar Coutinhon, i cili është shumë pranë Barcelonës.

Dhe me Luka Modric, Toni Kroos, Isco dhe Casemiro, të gjithë para tij në formacionin e Zidane dhe Dani Ceballos dhe Marcos Llorente që presin rastin, largimi i kroatit nga “Santiago Bernabeu” mund të jetë shumë i mundshëm.