Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj u është përgjigjur deputetëve opozitarë të cilët kanë shumë kritika në lidhje me programin e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Limaj thotë se opozita programin e saj duhet ta ruaj për kohën kur të vijë në pushtet.

“Programin e bën vetë qeveria. Ajo e vlerëson se çka do të bëjë në katër vite. Nuk është e domosdoshme me i pëlqy opozitës”, tha Limaj për televizionin publik.

“Programi qeverisës nuk është përgatitë për me i pëlqy opozitës. Është përgatitë me ja vu përpara opozitës dhe qytetarëve që më vonë ata me thënë nëse nuk janë realizuar”, tha Limaj.