Propozim-teksti i Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale, para se të hyjë në procedurën qeveritare, do të shkojë në edhe një shqyrtim në Komisionin Evropian në kërkesë të KE-së.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski deklaroi se afatet nuk tejkalohen dhe se pas kthimit të tij dhe rekomandimeve eventuale, propozim-ligji do të vendoset në seancën qeveritare.

“Është paralajmëruar se Propozim-ligji do të jetë në rend dite të seancës së djeshme qeveritare, por në kërkesë të Komisionit Evropian dëshirojnë të ketë edhe një lexim të Propozim-vendimit ligjor. Qeveria vendos se kjo është mjaft në rregull. Nuk i tejkalojmë afatet. Pas marrjes së rekomandimeve eventuale ligji së shpejti do të vendoset në seancën qeveritare”, theksoi Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, Boshnjakovski kumtoi se janë miratuar më shumë propozim-ndryshime të ligjeve që kanë të bëjnë me gjyqësinë dhe policisë, ndërsa janë pjesë e prioriteteve urgjente reformuese të parapara me Planin 3-6-9. Midis tyre, janë miratuar ndryshime të Ligjit për gjykatat, Ligjit për kryerjen e sanksioneve, Ligjit për prokurori publike, Ligjit për procedurë penale, si dhe Ligjit për punë të brendshme dhe Ligjit për polici. Janë miratuar edhe pakoja e vendimeve ligjore të cilat janë bërë sipas rekomandimeve të Pribesë.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse me ndryshimet e Ligjit për gjykata dhe Ligjit për prokurori publike, me të cilat parashihet ndjekje e personave me autorizime policore të cilët kanë bërë vepra penale, do të përfshihen edhe policët nga ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, zëdhënësi i Maqedonisë tha se pas sjelljes së ligjit do të shihet se cilët persona do të përfshihen.

Në seancën e djeshme qeveritare është shqyrtuar edhe Propozim-vendimi për miratimin e planit financiar për vitin 2018 të Radiotelevizionit të Maqedonisë me atë që ndaj vendimit nga ana e Qeverisë është dorëzuar mendimi i shoqëruar në të cilin mes të tjerash theksohet se RTVM-ja i ka shkelur parimet profesionale për informim gjithëpërfshirës të opinionit me ndërprerjen e transmetimit të drejtpërdrejtë nga Kuvendi i Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.