Anëtaret e Ligës Arabe formuan delegacion ministror që do të luftojë kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

Trupi do të formohet me iniciativë të Jordanisë, ndërsa qëllimi i tij do të jetë lufta kundër vendimit kontestues përmes rrugës diplomatike dhe mediale.

Delegacioni ministror do të jetë i përbërë nga ministrat e punëve të jashtme të Jordanisë, Palestinës, Egjiptit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe.

Takimi i tyre i parë do të mbahet në Aman nga fillimi i javës së ardhshme