Një studente ka rrëfyer se si i dashuri prej 2 vitesh e ka tradhëtuar dhe e ka lënë pa i dhënë asnjë shpjegim. Historia e saj është rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Si jeni? Ju uroj festa të mbara të gjithëve. Kurse për mua këto do të jenë festat më të zeza në jetë.

Një fundjavë u kthye në shtëpinë e tij (ai jeton në Shkodër për punë) dhe atje është ritakuar me ishin e tij.

Pasi u kthye, ndryshoi si me buton.

Pas një muaji u bë totalisht i largët.

Mësova se ata të dy janë puthur kur ky ka shkuar në qytetin e tij.

Jam çmendur kur e mësova. Ai nuk më dha asnjë shpjegim kur ja thashë që e di, iku më la dhe ende sot vuaj.

Vërtet s’jam e pasur si ajo e akoma jetoj në konvikt se aq i kam mundësitë e familjes, por unë jam njeri me karakter dhe zemër.

Ata të dy më kanë shkatërruar.

Nuk e di se çfarë të bëj, çdo gjë dukej se ishte në rregull mes nesh, ikën në shtëpi dhe në një moment kur kthehet harron gjithçka që ishte mes nesh, gjërat që ne ndanim…

Besoja shumë në historinë tonë, madje prisja dhe të më propozonte për ditëlindje.

Çfarë duhet të bëj?

Kam shumë nevojë të flas me të dhe t’ma thonë në sy pse ma bëri mua këtë.

Por ai nuk ma ka dhënë as këtë mundësi.

Ju lutem më tregoni se çfarë mendoni!”, shkruan ajo.