Pas debatit të hapur kohëve të fundit rreth vendimit për ndarje të bonuseve për anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në mbledhje jotransparente dhe jashtë syve të opinionit publike Lëvizja Besa e sheh të rrugës të shpreh qëndrimin se:

  1. Antarja e KSHZ-së e propozuar nga Lëvizja Besa, znj. Ermira Asani Salija, nuk është pjesë e këtij vendimi skandaloz për arsye se nuk ka qenë prezente në mbledhjen e mbajtur ku është vendosur për shpërblimet në forma të bonuseve apo mëditjeve për anëtarë KSHZ-së.
  2. Edhe përkundër faktit që ky vendim mundësoi që antarja e KSHZ-së znj.Asani Salija të përfitojë dy mëditje, ajo është deklaruar publikisht se mjetet e përfituara nuk i ka marrë por i ka hapur mundësi ligjore Qeverisë për ti rikthyer përsëri në konton e KSHZ-së dhe me këtë mund të konstatojmë se ato mjete nuk janë marrë dhe përdorur nga antarja e propozuar nga Lëvizja Besa në KSHZ.
  3. Dorheqjet e fundit të anëtarëve tjerë të Komisionit do ishin të sinqerta dhe të drejta nëse e bënin veprimin e njejtë me znj.Asani Salija duke mos u pranuar bonuset por duke i mundësuar në forma ligjore të rikthehen në llogarinë e KSHZ-së. Çdo tërheqje nga KSHZ duke mos i rikthyer mjetet e përfituara nga vendimi skandaloz Lëvizja Besa e konsideron vetëm ikje nga përgjegjsia dhe barra finansiare për këto lukse të disa individëve të papërgjegjshëm duhet t’i paguajnë taksapaguesit, pra çdo qytetar i Republikës të Maqedonisë.

Lëvizja Besa i bën thirrje qeverisë që të fillon procedurën juridike për të rikthyer këto para në arkën e shtetit dhe jo të lejojë gostitjen e njerëzve që në disa cikle zgjedhore kanë bërë shkelje të proceseve zgjedhore.