Ajo vetë njihet si njëra ndër këngëtaret më të famshme në skenën muzikore Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Leonora Jakupi e cila së fundmi ka bërë të ditur se ajo e pëlqen shumë një këngëtare e që është nga Shqipëria

Leonora madje këtë këngëtare po e vlerëson si mbretëresha e muzikës. Në llogarinë e saj në Instastory Leonora ka publikuar një video ku shihet duke performuar këngëtarja nga Shqipëria Manjola Nallbani.

“Mbretereshe”, kishte shkruar ajo. “Pa asnjë dyshim”, mbetët projekti i fundit i Leonorës për vitin 2017. Kujtojmë se edhe Leonorën si shumë artistë të njohur të estradës do t’i shohim aktiv në edicionet festive për festat e fund vitit.